INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me fisin e izoluar në Amazonë që nuk e njeh qytetërimin [FOTO]

Njihuni me fisin e izoluar në Amazonë që nuk e njeh qytetërimin [FOTO]

Publikuar më: 14:09 22-06-2016

Zo’é-të janë një fis i vogël, i izoluar që jeton thellë në pyjet e Amazonës në very të Brazilit. Ata dallohen menjëherë nga “m’berpót”, një kallëp i gjatë druri i futur nën buzë. Fisi Zo’é, e pati kontaktin e parë me botën jashtë, në 1982, kur u takuan me misionarët evangjelistë. Thuajse të asgjesuar nga sëmundjet menjëherë më pas, numri i tyre po rritet sërish. Ata jetojnë në shtëpi të mëdha drejtkëndore të hapura nga të katër anët. Rreth tyre gjenden kopshte me bimësi nga më të ndryshmet përfshirë piper, banana dhe shumë fruta e perime që rriten në atë zonë.

Kultivojnë pambuk që e përdorin për ornamente për trupin, shtrate të varura në pemë dhe fasha për të mbajtur bebet. Zo’é-të janë poligamë dhe qoftë meshkujt apo femrat mund të kenë më shumë se një partner. Është e zakonshme që një femër që ka disa vajza të martohet me disa meshkuj dhe ndonjë prej tyre të martohet madje edhe me një nga vajzat e saj. Të gjithë janë të barabartë në shoqërinë Zo’é, ndaj edhe bëjnë një jetë të paqtë. Meshkujt janë gjuetarë ekstremisht të aftë. Ata gjuajnë derra të egër, të vegjlit e të cilëve femrat i marrin dhe i rrisin si kafshë shtëpiake.

Një nga ceremonitë më të rëndësishme mes tyre është edhe shpimi i buzës së poshtme tek fëmijët. Për këtë merret kocka e njërës prek këmbëve të majmunëve që përshkon buzën e poshtme të vajzave kur janë 7 dhe meshkujt janë 9 vjec. Femrat mbajnë ornamente për kokën  me pupla zogjsh dhe e lyejnë trupin me “urucum” një bimë në ngjyrë të kuqe që shërben edhe si antiseptic. Zo’é-të dalëngadalë po dalin nga izolimi. Ata janë kuriozë dhe dëshirojnë ta shohin dhe kuptojnë botën përtej kufinjve të tyre.

Në shkurt 2011, për herë të parë një grup nga fisi Zo’é, udhëtoi në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia për t’u takuar me qeveritarë të ndryshëm. Ata kanë folur për kërcënimin që njerëzit e ardhur ju bëjnë pyjeve dhe kanë kërkuar një program për mbrojtjen e tyre. Në dëshirën e tyre ka qenë edhe  një program edukimi i përshtatshëm për nevojat e tyre si dhe një program për mbrojtjen e shëndetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105