Mendonit se vetëm ju kishit frikëra të pashpjegueshme?
Nuk jeni vetëm pasi disa nga vipat më të famshëm kanë pranuar haptazi fobitë e tyre. Le t’i hedhim një sy së bashku.
Dafina Zeqiri
Këngëtarja me stilin e veçantë, Dafina Zeqiri na njeh me frikën e saj. Karriera muzikore është ajo që Duffye ka frikë mos e humb për shkak të humbjes së zërit. Madje kjo e fundit i është kthyer në një fobi të vërtetë pasi u njoh me problemet e zërit që pati këngëtarja britanike Adele.
Ndërkohë Dafina prej kohësh është mbyllur në studio ku si duket po përgatitet për të publikuar albumin e saj.
Ronela Hajati
Ronela Hajati ka fobi fantazmat. Ajo është shprehur se nuk ka frikë nga asgje që mund të shohë. Për sa kohë që nuk ka asgjë që vërteton joekzistencën e fantazmave, Ronela do të vuajë. Megjithatë i këshillojmë t’i rrallojë filmat e frikshëm në mbrëmje.
Albana Osmani
Albana Osmani terrorizohet nga karkalecat jeshilë. Ajo ka thënë se njëherë disa miq i hodhën një të tillë në trup dhe ajo humbi ndienjat. Kush e ka inat Albanën,bëni gati karkalecat.
Sonila Meço
Sonila Meço ka thënë se tmerrohet nga errësira dhe vendet e mbyllura. Ajo ka thënë se edhe pse natën është më produktive, preferon të ketë të gjitha dritat të ndezura. Imagjinoni si ndihet Sonila kur ikin dritat.
Arjan Cani
Arjan Cani ka një fobi të zakontë. Merimangat! Nuk është shumë gazmor fakti që ai i ka frikë këto gjallesa sesa fakti përse i ka frikë. Ai ka thënë: “I kam frikë sepse nuk u’a shoh dot fytyrën.”
Genta Ismajli
Genta Ismajli shprehet se ka frikë lartësitë. Edhe pse ajo shpesh gjendet mbi skena të mëdha apo vënde jo shumë të rehatshme për klipet e saj, duket se e përballon mirë këtë fobi.
Almeda Abazi
Ish-misi shqiptar na zbulon se ka ka fobi insektet në përgjithësi, por sidomos merimangat.
Era Rusi
Era ka fobi tërmetet, amdje vetëm kur i mendon i duket e tmerrshme. Shtëpia e saj ndodhet në kat të shtatë dhe gjithnjë mendon se nëse bie ndonjë tërmet, nuk do të ketë kohë për të zbritur poshtë.