Ajo që ne dimë për ta është se kanë qenë në takime të fshehta për muaj me radhë dhe tashmë po e bëjnë publike romancën e tyre.
Georgina Rodriguez ka goditur titujt e medias rozë kohët e fundit pasi ajo dhe i dashuri i saj Christiano Ronaldo dolën në publik.
Por kush është Georgina Rodriguez?
Georgina 21 vjeç u rrit në Jaca, një qytet që ndodhet në verilindje të Spanjës.
Dhe pavarësisht mundimeve të tyre për t’u maskuar në çdo dalje, nuk ishte e vështirë për të identifikuar futbollistin portugez.
Si u takuan Georgina dhe Christiano?
Para se të bëhej e dashura e Ronaldos, Rodriguez ka punuar në një dyqan Gucci në kryeqytetin spanjoll të Madridit.
Bukuria e spanjolles nuk i ka shpëtuar as syrit të futbollistit kur ata u takuan për herë të parë në një party të Dolce and Gabanna në zonën Vip.
Që prej asaj nate çifti filloi të takohej në fshehtësi për disa muaj.
Shpesh bukuroshja është parë në stadium në ndeshjet e Ronaldos për të mbështetur të dashurin e saj.