INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me gjyshen që ngre peshë 111 kg

Publikuar më: 10:15 02-04-2016

Shirley Webb e konsideron palestrën ku stërvitet në Illinois, si një "shtëpi të dytë". Gjyshja 78-vjeçare është anëtare e fuqishme e “Club Fitness” në Wood Lawn, ku ajo është e njohur për shumicën e anëtarëve të klubit.

78-vjeçarja shkon në palestër disa herë në javë dhe shpesh mund të gjendet në seksionin e peshave duke u stërvitur. Së fundmi ajo ka thyer rekordin duke ngritur plot 111 kilogramë peshë.

Gjyshja po filmohej nga trajneri i saj kur realizoi ngritjen e 111 kilogramëve. Çuditërish, Shirley nuk ka bërë aktivitet fizik më herët. Frymëzimi i saj për t'’u bashkuar palestrës ishte për të shoqëruar mbesën e saj 20-vjeçare.

“Në fillim mezi ngjisja shkallët, por sot mund të ngre 111 kilogramë”, thotë ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553