INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me historinë e jashtëzakonshme të dhuruesit të gjakut që shpëtoi jetën e 2.4 milion fëmijëve

Njihuni me historinë e jashtëzakonshme të dhuruesit të gjakut që shpëtoi jetën e 2.4 milion fëmijëve

Publikuar më: 15:53 14-05-2018

Vetëm mosha po e detyron 81-vjeçarin James Harrison nga Australia që të heq dorë nga ajo që bën me plot pasion, dhurimin e gjakut. James Harrison njihet ndryshe si "Njeriu me krahun e artë", ka dhuruar gjak gati pothuajse çdo javë për 60 vjet me radhë dhe sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq Australian, ai ndihmoi në shpëtimin e jetës e mbi 2.4 milion fëmijëve australianë. Për këtë ai konsiderohet si një hero kombëtar: gjaku i tij ka antitrupa unike që janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, një mjekim që përdoret për të shpëtuar jetën, e cila ndihmon në luftimin e një gjendje në të cilën gjaku i një gruaje shtatzënë me grup gjaku Rh - fillon të sulmojë qelizat e fëmijës nga grupi Rh +. Në rastet më të këqija, kjo sëmundje mund të shkaktojë dëme të trurit ose vdekjen e të rinjve. Historia e dhurimin e gjakut për Harrison, nisi në moshën 14 vjeçare pasi ai iu nënshtrua operacionit në gjoks. Dhurimet e gjakut shpëtuan jetën e tij, kështu që ai u angazhua për ta vënë në jetë këtë gjest. Disa vite më vonë, mjekët zbuluan se gjaku i tij përmbante një antitrup që mund të përdoret për të krijuar injeksione Anti-D, kështu që ai vazhdoi për të bërë donacione të plazmës e gjakut për të ndihmuar sa më shumë njerëz të ishte e mundur. Mjekët nuk janë me të vërtetë të sigurt pse Harrison ka këtë lloj të rrallë të gjakut, por ata mendojnë se mund të jetë për shkak të transfuzioneve që ai ka marrë. Këtë lloji antitrupi nuk e kanë më shumë se 50 njerëz në Australi.

Article Logic
Execution time: 0.0015950202941895