Të gjithë ata që janë të dashuruar pas mrekullive të detit shumë shpejt do të ketë mundësinë të përjetojnë thellësinë e tij e madje ta shijojnë duke jetuar nën të.
Një hotel i ri nënujor është duke u ndërtuar në Australi, i cili do t’u ofrojë klientëve mundësinë të admirojnë nga afër botën nënujore, të flenë duke parë peshqit dhe koralet.
Dhe të gjitha krijesat nënujore janë aty pranë dritares suaj.
Struktura e hotelit përbëhet nga dy dhoma lukzose nënujore dhe sigurisht dritare të mëdha ku krijesat e detit ‘ju shohin’.
Zona e Koraleve në Australi është më e madhja në botë, përbëhet nga 2900 shkëmbinj të ndryshëm duke përfshirë 900 ishuj.
Për të gjithë ne që jemi larg Australisë, mund ta shijojmë këtë mrekulli vetëm përmes fotove.