Vajza e një miliarderi indian ka punësuar 12 punonjës që do të kujdesen për të gjatë viteve të Universitetit. Prindërit e studentes së paidentifikuar i kanë blerë asaj një rezidencë për të jetuar gjatë katër viteve të studimit në Universitetin St. Andews në Skoci. Ajo do të shoqërohet nga një staf prej 12 personash, ku përshihet një shërbëtore, sanitare, kopshtari, një kuzhinier personal dhe shoferi. Një njoftim për pozicionet e punës u postua në agjencinë e rekrutimit Silver Swan, sipas The Sun. Në njoftim shkruhej: “Familja është shumë e rafinuar, kështu që duam staf me përvojë”.
Personeli, i cili pritet të hapë dyert për studenten, thuhet se do të paguhet me rreth 30,000 paund në vit. Ky nuk është rasti i vetëm ku fëmijët e të pasurve bëjnë jetë luksi që në jetën e tyre studentore. Raste të ngjashme janë edhe fëmijët e sheikëve.