INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me kombinimet e shenjave të HOROSKOPIT që nuk funksionojnë si çift!

Njihuni me kombinimet e shenjave të HOROSKOPIT që nuk funksionojnë si çift!

Publikuar më: 10:24 22-02-2019

Ndonjëherë karakteristikat e shenjave të horoskopit ndihmojnë për të kuptuar se me cilët persona mund të funksionojë një lidhje ose jo.

Për të gjithë ata që janë të dhënë pas karakteristikave të shenjave, ja cilat janë kombinimet që nuk rezultojnë si lidhje të suksesshme në dashuri.

Luani dhe Demi

Për këto dy shenja kryeneçe mund të ketë vetëm miqësi dhe respekt, por jo dashuri. Secila prej tyre ka prioritet e veta, të ndryshme nga tjetra. Personat e lindur në shenjën e Luanit dëshirojnë famë dhe pasuri, por një Dem dëshiron thjesht stabilitet dhe siguri.

Dashi dhe Gaforrja

Personat e lindur në shenjën e Dashit janë kryesisht të paqëndrueshëm dhe energjikë. Kjo është një nga arsyet kryesore se përse Dashi nuk përshtatet me shenjat konservatore dhe të ndjeshme, si Gaforrja. Ndonëse thuhet se të kundërtat tërhiqen një lidhje Dash-Gaforre do të jetë vërtet zhgënjyese pasi këto shenja kanë prioritete të ndryshme.

Akrepi dhe Dashi

Natyra e pavarur e të dyve do të çoj në përplasje mes një Akrepi dhe Dashi. Ndonëse mes tyre ka shkëndija në shtrat por edhe ato do të shuhen shumë shpejt. Dashi është natyrë flirtuese, ndërsa Akrepi priret drejt një natyre xheloze që do ta çojë në mosbesim dhe ndarje përfundimtare.

Gaforrja dhe Ujori

Jeta aktive dhe emocionuese e personave në shenjën e Ujorit mund të jetë në fillim tërheqëse për Gaforren, por diçka e tillë nuk do të zgjasë shumë. Ndërkohë Ujorët mërziten shpejt, gjë e cila do të çojë në zënka dhe ndonjë pabesi të mundshme.

Binjakët dhe Gaforrja

Gaforret kanë një natyrë shumë të ndjeshme dhe të brishtë për të përballuar persona si binjakët. Ata nuk janë të ndjeshëm dhe diçka e tillë mund të thyejë zemrën e një gaforre.

Virgjëresha dhe Luani

Luani dashuron të shpenzojë sa më shumë para, ndërkohë që natyra kursimtare e Virgjëreshës nuk e pranon diçka të tillë. Natyra ekstravagante e Luanit patjetër që do të përplaset me anën konservatore dhe të qetë të Virgjëreshës.

Peshorja dhe Bricjapi

Natyra kontrolluese e Bricjapit do të përfitojë nga zemërgjërësia e Peshores. Ndonëse kjo dyshe është kaq e kundërt, mund të ketë një shans të dytë në rast se të dyja palët e duan vërtet shumë këtë lidhje.

Demi dhe Ujori

Këto dy shenja janë kaq të vendosura në rrugën e tyre saqë do të jetë e vështirë për njërin të përfshihet në nevojat dhe kërkesat e tjetrit, shkruan opinion.al. Demët duan stabilitet ndërsa Ujorët janë shpirtra të lirë. Demi ka tendencën të jetë jashtëzakonisht posesiv, gjë e cila nuk kombinohet fare me natyrën e lirë të Ujorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0022118091583252