Edhe pse numërimi i votave vazhdon, në disa bashki ky proces ka përfunduar. Bie në sy që në atë të Poliçanit u shpall fitues Adriatik Zotkaj, ai ka thyer rekord duke marrë mandatin e pestë.
Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin dhe në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4.681vota.
Adriatik Zotkaj drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin 'Qytetar Nderi' i qytetit.
Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë me 15 vite. Ndërsa, disa kandidatë të tjerë të PS kanë arritur të marrin mandatin e tretë. Të tillë janë kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe ai i Himarës, Jorgo Goro.