Me shpresën për të krijuar kukullën e seksit më reale deri tani, shkencëtarët kanë krijuar një robot për të cilin pretendojnë se mund të bjerë në dashuri me përdoruesin e tij.
Kukulla e pazakontë, e quajtur Harmony 2.0, flet me theks skocez dhe mund të programohet me 18 personalitete të ndryshme, duke përfshirë “e turpshme” dhe “seksuale”. Një video e re e publikuar tregon kukullën duke folur, ndërkohë që thotë se seksi është një nga “gjërat më të mahnitshme në botë”. Këto kukulla nuk janë ende në treg por pritet të kenë një çmim prej 10 mijë dollarësh.