INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë ekskluzive për intv.al/ Njihuni me Kylie Jenner shqiptare, ngjashmëria mes tyre do t'ju lërë pa fjalë [FOTO]

Intervistë ekskluzive për intv.al/ Njihuni me Kylie Jenner shqiptare, ngjashmëria mes tyre do t'ju lërë pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 15:03 14-08-2017

 Intervistë ekskluzive për intv.al, Sara Gjordeni

Edhe pse emri saj nuk është shumë i lakuar në showbiz, Sara Gjordeni nuk është fare e panjohur për ju. Brunia bukuroshe ka tërhequr goxha vëmëndje jo vetëm me bukurinë e saj,  por edhe më ngjashmërinë e madhe që ka me yllin e reality show-t, Kylie Jenner. Ne zhvilluam këtë bisedë interesante me Sarën  e cila veçse na jep përshtypjet e saj për ngjashmërinë me Kylien,  na vërteton gjithashtu edhe  se vajzat e bukura janë edhe të zgjuara.

-         Përshëndetje Sara. Si po e sfidon të nxehtin e këtyre ditëve?

-         Përshëndetje! (Buzëqesh) Për momentin jam në vendlindje. Por deri para disa ditësh isha në udhëtim në disa vende të Greqisë dhe plazheve andej.

-         Nëse nuk do ta kishe emrin Sara Gjordeni, me siguri do ta kishe Kylie Jenner. Është interesante ngjashmëria juaj…

-         (Qesh) Unë vetë mendoj se nuk i ngjaj,  ndoshta sepse ia njoh dhe mimikat më të vogla vetes, por ja që nëpër rrjete sociale dhjetëra njerëz nuk mendojne si unë (çuditërisht!)

-         Çfarë nuk do të kishe bërë kurrë si ajo?

-         Nuk besoj se ka diçka që Kylie e ka bërë dhe unë s’do e bëja. Ajo është një business woman shumë e suksesshme dhe një femër shumë e bukur.

sdfere.png

 

20733037_10211859493876070_1342007408_n.jpg

 

20751336_10211859493836069_161987039_n.jpg

20733152_10211859493916071_1591199649_n.jpg

  Po të të propozohej që jeta jote të ishte subjekt i një show si "Keeping up with the Kardashians",me çfarë kushtesh do të pranoje?

-          Që të ruhej privatësia, të paktën në dush apo vende të tjera ku duhet t’i heqesh rrobat. (Qesh) Gjithashtu sa më pak pjesë nga momentet kur mund të qaja ose të isha e sëmurë.

20750715_10211859493996073_1233501075_n.jpg

-          Nëse do të kishe një klon tëndin, për çfarë do ta përdorje më tepër?

-          Unë vetë nuk jam shumë tip që eksperimentoj me look-un tim. Do e përdoja për të parë sesi do dukesha me flokë blu përshembull ose të shkonte ajo në leksion në vendin tim kur unë të isha ende duke fjetur. (Qesh)

-          Mban disa tituj nëpë kompeticione bukurie.. Çfarë ka aktualisht në axhendën tënde?

-         Para se të filloja pushimet,  kam qenë e ftuar nëpër shoë si “Apartamenti 2XL” apo  kohët e fundit, “Oktapod” në VizionPlus, “Mirmëngjes fundjavë” në TVSH apo “Pasdite në Top Channel”. Tani për momentin vetëm po lexoj për 2 provime të mbartura. Nuk jam e fokusuar në asgjë tjetër.

-          Të jesh e bukur për  ty do të thotë...?

-         Do të thotë që të hapen dyer më shumë. Të jesh më konfidente në rrugë. Të ndihesh më mirë me veten. Por ama edhe që duhet të tregohesh mirënjohëse dhe e përgjegjshme e të mos abuzosh me pamjen apo trupin tënd në mënyrë që ajo freski apo bukuri të zgjasë sa më shumë.

we3534564.png

-          Një cilësi dhe një e metë që ia pranon vetes?

-         Cilësi? Mbaj mend shumë. Kam një memorie që shumë njerëz nuk e quajnë normale. (Qesh) Një e metë? Jam tepër nevrike...

-         Je e lumtur për momentin?

-         Për momentin jam më e lumtur se kurrë. Kam në jetën time gjërat dhe personat e duhur.  

-         Si do ta përkufizoje stilin e jetës që bën?

-         Jetë shumë aktive. Udhëtoj shumë shpesh dhe mundohem përditë të bëj diçka ndryshe dhe të takoj njerëz të ndryshëm.

-         Ngjall jeta jote zili tek të tjerët? Nëse po, pse mendon se ndodh?

-         Nuk besoj se jeta ime ngjall zili tek të tjerët. Sidomos tani që janë rrjetet sociale dhe njerëzit fare lehtë mund të bien në kontakt me mënyrën e jetesës se multi milionerëve dhe jetesa e ne njerëzve normalë nuk është më për tu patur zili,  (besoj).

-         Për çfarë po mendoje gjatë gjithë intervistës?

-         Po mendoja që pyetjet ishin shumë të lezetshme dhe ndryshe nga intervistat e tjera

-         Në fund do të thoje...

-         Do thoja që vërtetë mund t’i ngjaj Kylie-t por nuk mundohem as ta kopjoj as të jetoj jetën e saj. Madje nuk do doja që asnjë vajzë të bënte gjithçka e të dilte jashtë vetes e nga rruga e drejtë për t’i ngjarë me patjetër dikujt tjetër. Do humbasin veten!

Bisedoi: Mia Buci

20792989_10211859494676090_1141573348_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719