Ndoshta nuk është aq i famshëm sa Vinnie Jones, por Roy McDonough është konsideruar gjerësisht në ishull si një prej njerëzve më kokëshkëmb që kanë luajtur futboll. Historia e tij është e mbushur me dhunë, alkool dhe qejfe…
Futbollisti më “i pistë” i Britanisë, dikur pinte 20 birra çdo mbrëmje, ka shkuar me 400 femra të ndryshme dhe ka në koleksionin e tij plot 22 kartona të kuq. Suksesi i tij më i madh ka qenë “ekzekutimi” i një gote me birë Guinness për 7 sekonda. Duke ndenjur kokëposhtë, në një tren në lëvizje…
Në Angli e quajnë edhe “Red Card Roy”, siç edhe është titullar libri me kujtimet e tij. Por ai vetë nuk e pranon kurë se bënte një ndërhyrje për të dëmtuar kundërshtarët, përveç se në rastet kur ishte në shenjë hakmarrjeje për një veprim që ata kishin bërë më parë.
Në javën e publikimit të librit të tij, McDonough nuk ka ngurruar të “ndërhyjë” po kaq ashpër edhe në temat më të nxehta të futbollit britanik të ditëve të sotme: Anglia e Southgate dhe aventura e Jose Mourinhos te United.Sot McDonough, që mbush 60 vjeç në tetor, është pak më i qetë, ndërsa punon si menaxher në Spanjë. Por kur fillon të flasë për trajnerin e Anglisë nuk duket më edhe aq i qetë.