IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Njihuni me Lunën, qenushen e parë të terapisë për fëmijët me autizëm në shkollë

Njihuni me Lunën, qenushen e parë të terapisë për fëmijët me autizëm në shkollë

Publikuar më: 13:30 14-01-2019

Një qen do të bëhet së shpejti, shoku më i ri i klasës për nxënësit e një shkolle fillore. Luna njëvjeçare do të mbështesë fëmijët me autizëm përsa i përket  ndërveprimit social, në shkollën Fillore të Redriff në qytetin e Londrës. Ajo do të bëhet qenushja e parë e terapisë për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollës pasi të ketë përfunduar kursin e  stërvitjes. Ajo po trajnohet nga një organizatë bamirëse të specializuar në trajnimin e qenve për të punuar në shkolla dhe pritet ti  bashkohet nxënësve në klasa por edhe në ambientet e shkollës vitin e ardhshëm. Qentë terapeutikë trajnohen që të kenë një efekt qetësues dhe mund të ndihmojnë fëmijët autikë me aftësitë e tyre sociale. Jack Gibbs, pronari i Lunës dhe njëkohësisht asistent i drejtorit të shkollës për edukimin special tha se qenushja viziton shkollën tri herë në javë për t'u mësuar me fëmijët dhe mjedisin. 'Ne shpresojmë që Luna të jetë një shoqe e dashur për fëmijët dhe t'i inkurajojë ata emocionalisht, fizikisht dhe ti bëjë më socialë. Ajo do t'i ndihmojë fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë". Shkolla fillore e Redriff e cila është e akredituar nga Shoqata Kombëtare e Autizmit, ka një njësi të integruar me 14 vende për fëmijët me nevoja të veçanta.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979