INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me minitelefonin, sa një kartë krediti [VIDEO]

Njihuni me minitelefonin, sa një kartë krediti [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 19-10-2018

Në epokën e teknologjisë madhësitë e telefonëve janë të ndryshëm. Disa pëlqejnë të kenë telefonë të vegjël e disa të mëdhenj.

Ndoshta shumë prej jush janë apasionuar pas smartfonëve shumë por shumë të vegjël.

Dhe Japonia është ajo që guxon dhe teston duke krijuar një telefon me të vërtetë shumë të vogël.

Smartfoni është aq i vogël sa ka madhësinë e një karte krediti sa mund të futet lehtësisht në portofol.

Ai quhet KY-O1 L dhe konsiderohet telefoni më i lehtë në botë. Peshon vetëm 47 gram dhe gjerësia e tij arrin 5 mm.

Ekrani i tij sigurisht është shumë i vogël vetëm 2.8 inç.

Ju patjetër mund të lidheni me internetin por telefoni nuk ka një fotokamer.

Sipas mediave ky telefon kaq i vogël do të dalë në shitje në nëntor fillimisht në dyqanet në Japoni e ndoshta shumë shpejt kudo në botë.

Thuhet se çmimi i tij fillestar do të jetë plot 250 euro. Me siguri të gjithë ata që janë të lodhur nga telefonët e mëdhenj tani e kanë një zgjidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219