INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me monstrën që dhunoi dhe vrau vajzën e tij të birësuar 18-muajshe

Njihuni me monstrën që dhunoi dhe vrau vajzën e tij të birësuar 18-muajshe

Publikuar më: 20:17 09-10-2017

Ai e birësoi për t’i dhënë një jetë më të mirë, por në fakt bëri krejt të kundërtën, ia mori edhe atë jetë që kishte. Matthew Scully-Hicks, është akuzuar për shkaktimin e dëmtimeve të rënda të Elsie Scully-Hicks, përpara se të ndërronte jetë në maj të vitit 2016, vetëm 18 muajshe.

31-vjeçari, instruktor palestre e ka rrahur atë, ka abuzuar dhe e ka vrarë vetëm dy javë pasi e birësoi, shprehet një gjykatë britanike.

Ai e e ka mohuar që ka vrarë vajzën e tij në shtëpinë që ndan me partnerin e tij në Cardiff, pasi jane homoseksuale.

Ai ka telefonuar ambulancën në mëngjes herët ku ju ka thënë se Elsie nuk reagon dhe kur ata arritën aty, vogëlushja nuk kishte frymëmarrje. Ajo mori ndihëm e parë, por vdiq pas 3 ditësh në spitalin e Uellsit.

Prokurori i cështjes është shprehur se shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës së vogël janë dëmtimet e bëra nga i pandehur, Matthew Scully-Hicks.  Ai u shpreh gjithashtu se sipas hetimeve nuk ishte hera e parë që babai birësues kishte përdorur dhunë të ashpër ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të rënda. Dhe goditje e dhëna në pasditen e voën të mbrëmjes së 25 majit ishin fatale.  

Pas ekzaminimeve mjekësore në spital u zbulua se Elsie kishte vuajtur hemoragji bilaterale, gjakderdhje në të dy anët e trurit të saj. Ajo kishte patur gjithashtu hemoragji edhe në sy, si dhe disa brinjë të thyera, femurin e majtë të thyer dhe kafkën e thyer. 

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543