INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me orientimin

Njihuni me orientimin "e ri" seksual që ka futur internetin në luftë!

Publikuar më: 14:52 07-12-2016

Në orientim seksual “i sapo-krijuar” ka nxitur një debat të fortë online, me të shumtë që pretendojnë se është diskriminues dhe reduktues.

Bëhet fjalë për sapioseksualitetin, ose preferencën për inteligjencën si tiparin më tërheqës seksual. Kjo kategori e çuditshme u bë e njohur në vitin 2014 kur u përfshi në listën e orientimeve seksuale të OK Cupid. Më së fundmi, një aplikacion i quajtur Sapio është dizejnuar specifikisht për ata që duan të gjejnë një partner romantik të zgjuar. Të indetifikohesh si sapioseksual është bërë trendi edhe në rrjete sociale, me faqe Facebook që i dedikohen plotësisht asaj dhe meme të panumërta që përshkruajnë kënaqësinë seksuale që vjen nga stimulimi intelektual. Por ndërkohë që është interesante për ata që e gjejnë veten më të tërhequr nga koeifcenti inteligjencës se sa nga paraqitja, për shumë të tjerë ideja është problematike. Një artikull argumenton se nuk është gjë tjetër veçse diskriminim ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, si ata me aftësi të kufizuara dhe të varfrit. Një përdorues në Tumblr shkruajti që është e gjitha broçkull, pasi nuk tërhiqen nga inteligjenca, por revoltohen nga aftësitë e kufizuara. Jo vetëm kaq pasi sapioseksualiteti ka marrë kritika për etiketimin e saj si “orientim seksual” pasi mendja e njerëzve ka qenë gjithmonë një pjesë e tërheqjes tradicionale. 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383