Një udhëtar rus me emrin Fedor (Fyodor) Konyukhov ka thyer një rekord botëror, duke përshkuar botën me balonë për 11 ditë. Në këtë video, duket që balona e tij ka kaluar hapësirën ajrore të qytetit australian Northam, ku filloi udhëtimin 11 ditë më parë. Nëse këto të dhëna pranohen nga Federata Botërorë e Sporteve Ajrore, 65 vjeçari Konyukhov do të shënojë rekord të ri me dy ditë me pak udhëtim se sa amerikani Steve Fossett, i cili vendosi rekordin në vitin 2002, me 13.5 ditë.
Fedor Konyukhov flies around world in 11 days, breaking world hot air balloon record. pic.twitter.com/AsHPU8M6wJ
— RT (@RT_com) July 23, 2016