Një zbulim i veçantë është bërë nga kamera e Blue Planet 2 e BBC-së.
Bëhet fjalë për një peshk transgjinor aziatik që ndryshe njihet me emrin Sheepshead Ërasse.
Sipas zbuluesve peshku i gjatë 1 metër dhe me peshë 14.7 kg, është xhiruar teksa ka ndryshuar gjini nga femërore duke kaluar në atë mashkullore.
Peshku i ujërave të paqësorit teksa kalon në gjininë mashkullore ndryshon dhe pamje fizike duke marr një gungë në pjesën e kokës.
Kjo nuk është hera e parë që zbulohen peshq dy gjinor, para disa kohësh Ekspertët nga Universiteti i Exeter zbuluan se 20% e peshqve në ujërat e ëmbla të Britanisë ishin transgjinor për shkak të lëndëve kimi që derdheshin në ujëra. Kjo ndikonte në organizmin e këtyre gjallesave një rritje të prodhimit të hormoneve femërore.
Megjithatë ende nuk është vërtetuar nëse dhe me Ërasse kemi të bëjmë me një mutacion gjenetik apo një lloj të ri peshku.