INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me politikanët më të ndjekur në mediat sociale në botë, me qindra milionë fansa [FOTO]

Njihuni me politikanët më të ndjekur në mediat sociale në botë, me qindra milionë fansa [FOTO]

Publikuar më: 12:00 08-05-2019

Mund të mos e besoni se është në moshë jo shumë të favorshme për t’u marrë me rrjetet sociale, por pas Barack Obamës politikani më i ndjekur është 

Kryeministri indian është politikani i dytë më i ndjekur në platformat e mediave sociale në nivel global me një audiencë të përgjithshme prej rreth 111 milionë njerëzish në Facebook, Twitter dhe Instagram. Të dhënat kanë dalë nga një studimi i ri i firmës SEMrush në Boston, e cila është kompani për menaxhimin dhe analizës së shikueshmërisë në internet.
I vetmi politikan që e konkurron atë është ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili ka afro 182 milionë ndjekës. Sekreti i suksesit të Modit duket të jetë aftësia e tij për të qenë shumë aktiv në Twitter.
“Nga të gjitha platformat e mediave sociale, Twitter shërben si fole e numrit maksimal të audiencave aktive politike, vendore dhe globale. Modi është politikani më aktiv në Tëitter me rreth 458 postime vetëm në muaj mars-prill 2019,” shkruhet në raport.
Në studimin e SEMrush, postimi më i ndjekur në muajin prill të këtij viti ishte ai ku aktori i Hollywood-it, Akshay Kumar i drejtohet Modi-it dhe ka mbi 90.000 pëlqime.

modi.jpg

obok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006