INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me problemet, që ka shkaktuar moti i keq [VIDEO]

Publikuar më: 15:11 26-02-2018

Këtë fund dimri moti ka surprizuar pjesën më të madhe të shqiptarëve, pasi thuajse 90%  e territorit të vendit është mbuluar nga dëbora. Probleme janë shfaqur në pjesën më të madhe të rrugëve në qarqet kryesore.
Qarku Korçë
Segmenti Boboshticë-Dardhë rezulton më problematiku dhe është i hapur vetëm në njerin krah dhe sipas Emergjencave Civile po punohet për hapjen e kalimit tjetër. Trashësia e dëborë është 50 cm dhe era fryn shumë e fortë.  Me zinxhira kryhet dhe kalimi në disa akse të tjera të qytetit juglindor si Korçë-Voskopojë, Ersekë-Çarshovë, Korçë-Ersekë. Në disa zona të thella dëbora ka shkuar deri në 70 cm.
Qarku Kukës
Në Qarkun e Kukësi ka probleme ka në rrugën  Milot- Rrëshen-Tuneli  i Thirrës-Morin që në pjesë të caktuara lëvizet vetëm më ndihmën e zinxhirëve.
Qarku Dibër
Edhe shumë zona të Dibrës prej sasisë të madhe të dëborës kanë shfaqur probleme, kryesisht në segmentet nga Suci-Bulqizë-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire. Edhe në aksin Klos-Bulqizë-Peshkopi reshjet e borës shoqërohen edhe me erë të forte, e cila ka bërë që disa pjesë të rrugës të kenë mbi 40 cm dëborë.
Qarku Shkodër
Në qarkun e Shkodrës më shumë probleme janë shënuar në aksin Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin dhe bora po shoqërohet me erë të fortë. Në disa zona të Qafë Mali trashësia e borës është dhe gati 1metër e gjysëm.
QarkuTiranë
Dëbora është kthyer këtë fund dimri dhe në zona të thella të kryeqytetit. Në rrugën Qafe Priskë – Shëngjergj, Qafë Priskë – Qafë Mollë qarkullohen me zinxhirë. Edhe në segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, duhen përdorur zinxhirë.
Qarku Gjirokastër
Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës si rezultat i rreshjeve masive të shiut janë shënuar probleme në segmentin Tepelenë-Gjirokastër, ku ka patur rrëshqitje dherash në vendin e quajtur Uji i Ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867