Shumica e qenve endacak me të vërtetë duan një shtëpi.
Por ka disa që me të vërtetë preferojnë jetën e tyre në rrugë. Dhe një nga këto shpirtra të lirë është ky qen, që jeton në një park në Los Angeles. Sipas intv.al ai ka jetuar në park në 13 vitet e fundit. Grupet e organizatave bamirëse dhe të kontrollit të kafshëve kanë provuar ta shpëtojnë qenin, por ai gjithmonë shmang kapjen. Një fotograf, John Hwang filloi t’i bënte foto, kur ai jetonte në të njëjtën zonë. Për MNN ai ka thënë: “Kjo është hera e parë që pashë atë qen”.
Më tej, ai shtoi se sa i afrohej, direkt qeni largohej. Ende mbetet engimatike, pse ky qen nuk pranon që dikush të kujdeset për të.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega