INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytetin, ku jetuan pranë njëri-tjetrit diktatorët më famëkeq [FOTO]

Njihuni me qytetin, ku jetuan pranë njëri-tjetrit diktatorët më famëkeq [FOTO]

Publikuar më: 13:23 25-05-2019

Një shekull më parë të gjithë diktatorët më famëkeq të historisë kanë jetuar në një qytet.

Bëhet fjalë për Vjenën, kryeqytetin e Austrisë e cila ka qënë edhe kryeqyteti i Perandorisë së Shenjtë Romake në mes-vitet 1400.

Pak para Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1913-1914 Vjena ka qenë shtëpia e figurave që e kanë ndikuar më shumë shekullin e njëzetë. Ja cilët janë disa prej tyre:

Frojdi ishte bir i perandorisë Austro-Hungareze. Ai lindi në Moravia, , por shumicën e jetës e kaloi në Vjenë.

Vetë diktatori më i egër i Europës, Adolf Hitler, ka jetuar në Vjenë nga viti 1908 e deri në 1913.

Vetëm 2 kilometra larg Hitlerit jetonte Trotski, një nga udhëheqësit e Revolucionit Bolshevik,udhëheqës i Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës Civile Ruse

Në një nga lokalet, Trotski u takua me një grek.

Në fakt, nuk ishte grek, por Jozef Stalini, i maskuar me pasaportë greke, i cili disa vite më vonë urdhëroi vdekjen e Trotskit.

Edhe Stalini jetoi në Vjenë për disa kohë.

Shumë pranë banesës së Stalinit jetonte një tjetër udhëheqës komunist, Josip Broz, që u njoh me emrin “Tito” dhe që udhëhoqi Jugosllavinë nga viti 1945 deri në vitin 1980.

okkkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0046250820159912