INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytetin që jeton në errësirë. Nuk lind dielli për 65 ditë [FOTO]

Njihuni me qytetin që jeton në errësirë. Nuk lind dielli për 65 ditë [FOTO]

Publikuar më: 09:14 21-11-2018

Thuajse 2 muaj e gjysmë pa parë dritën e diellit. Kështu jetojnë rreth 4000 mijë banorë të një qytetit në skajin verior të Alaskës, e cila është zhytur për 65 ditë në errësirë.

Bëhet fjalë për qytetin Utqiagvik, që pritet të shohë dritën e diellit pas 65 ditësh, që do të thotë vetëm me 23 janar të vitit të ardhshëm, pasi do të mbulohet nga një natë polare.
Të dielën, më 18 nëntor, dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë.
Ky qytet konsiderohet të jetë një nga territoret më të largëta të SHBA, dhe për të shkuar aty duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme, pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në disa gradë nën zero, ku vitin e kaluar temperatura mesatare zbriti deri në -30 gradë.
Megjithatë, vlen të përmendet se banorët e këtij qyteti do të kenë mundësinë për të shijuar muzgun, që do të zgjatë tre deri në gjashtë orë në ditë, pasi dielli do të jetë rreth gjashtë gradë poshtë vijës së horizontit

qyteti_2.jpg

 

harta_e_qytetit.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083