Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi ku qiraja është e ulët mos u mendoni gjatë, duhet të shkoni në Gjermani, në vendin e quajtur Fuggerei.
Në këtë zonë qiratë e shtëpisë janë 0.88 euro dhe ajo nuk ka ndryshuar prej vitit 1521.
Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari ku ka 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ.
Qyteza u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej.
Jakob u bë shumë i pasur duke u marrë me tregtinë e metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin
Trashëgimia e tij është kompleksi më i vjetër ekzistues i strehimit social në botë.
Deri më sot, njerëzit me të ardhura të ulëta mund të jetojnë aty për shkak të qirasë.
Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.