INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me raketën ruse që mund të zhdukë një shtet

Njihuni me raketën ruse që mund të zhdukë një shtet

Publikuar më: 08:53 22-07-2016

Këtë vit është premtuar të nisë testimi dhe vënia në përdorim e "Satan 2", raketa që mban 10 bomba bërthamore të rënda, ose 15 më të vogla, dhe krijon një rreze veprimi prej 10 mijë kilometrash, me mundësinë per të zhdukur një shtet sa Franca apo Teksasi.

Emri zyrtar është "RS-28 Sarmat", dhe është një raketë e zhvilluar nga ushtria ruse që nga viti 2009, si kundërpërgjigje e projektit amerikan "Prompt Global Strike", sistemi që premtonte të dërgonte predha të telekomanduara në çdo pikë te planetit brenda një ore.

Me "RS-28" Rusia shpreson të zëvendësojë "RS-36 Sarmat", raketa e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974, për të cilën NATO pranoi se ishte e para që e çonte Rusinë në përparësi ndaj tyre, ndaj dhe e quajtën "Satan".

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168