Për njerëzit që janë në lidhje në distancë, mungesa e intimitetit mund të jetë një problem serioz. Por jo më!
Një pajisje e re e realitetit virtual mundëson që ju të mos keni më nevojë të jeni fizikisht afër me një person që të perjetoni seksin me të. Në gusht, kompania e webcam për të rritur CamSoda do të nxjerrë një platformë të realitetit virtual që i lejon përdoruesit të ndërveprojnë fizikisht me njëri-tjetrin ndërmjet lodrave të seksit që janë të lidhura dhe të koordinuara me njëra-tjetrën.
Specifikisht, do të dizejnohen dy lodra në formë simulatorësh, një dildo për femrën dhe një “dorashkë” për mashkullin. Ndërkohë që mashkulli apo femra do të ndërveprojnë me lodrën, rezultatin do ta ndjejë partneri/ja, njëlloj siç ndodh edhe në seksin e vërtetë. Lodrat, të lidhura mes tyre do të koordinohen në bazë të shpejtësisë dhe forcës që përdoruesi ushtron.
Pra, veprimin që mashkulli e bën me lodrën, femra mund ta ndjejë në vendin ku ajo ndodhet, nëpërmjet lodrës së saj. Në varsi të veprimeve të përdoruesve, “dorashka” mund të shtrëngohet dhe dildo mund të pësojë ndryshime gjithashtu. E gjitha kjo do të jetë e mundur nga data 1 gusht.