Shumë shqiptarë kanë arritur të fitojnë sukses dhe të arrijnë edhe në poste të larta drejtuese në Zvicër.
Ndër këta është renditur edhe Arbela Statovci, e cila është kandidate për deputete për Parlamentin e Zvicres në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.
Në një intervistë ajo ka thënë:
Jam një sipërmarrëse nga Zvicra, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale. Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët.”