Gjatë viteve të fundit, telenovelat turke kanë marrë një vëmendje të madhe në Shqipëri. Kur flitet se fillon ora e serialit turk, të gjithë familjarët gozhdohen para televizorit.
Shumë prej femrave i shohin serialet apo filmat vetëm për shkak të aktorëve të kuruar në detaje. Ndër aktorët e preferuar, janë dhe disa me origjinë shqiptare, të cilët po "çmendin" vajzat.
Dy të parët që janë aktorë të serialeve më të ndjekura janë Kivanc Tatlitug dhe Can Yaman. Të dy kanë deklaruar se kanë origjinë shqiptare. Kivanci thotë se e ka babain nga Prishtina, ndërsa Can kishte gjyshërit shqiptarë që emigruan në Turqi. Një tjetër shqiptar që mori vëmendje të madhe në filmin "Kiralik Ask - Dashuri me qera", ku ishte dhe protagonist është Baris Arduç.
Sipas të dhënave në Wikipedia, ai vjen nga një familje me prejardhje shqiptare. I shpalluri si mashkulli më 'king' i Turqisë është Kivanc Tatlitug.