INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me shqiptarin bamirës që po 'rrëmben' zemrat e australianëve[VIDEO]

Njihuni me shqiptarin bamirës që po 'rrëmben' zemrat e australianëve[VIDEO]

Publikuar më: 10:10 04-06-2018

Një shqiptar po bëhet i famshëm në Australi me veprat e tij bamirëse.
Azem Elmaz është një shqiptar nga Prespa e Maqedonisë. Ai jeton në Australi që prej moshës 23-vjeçare. “Sheppnews.com” tregon se si Azemi po ndihmon njerëzit që janë të pastrehë. Ai është pronar i një restoranti dhe ka vendosur të ndihmojë me ushqim dhe veshje falas të pastrehët.
“Ata flenë në rrugë apo nën urë, në mot të keq, me shi apo në të ftohtë. Vendosa ti lë jashtë (ushqime, dyshekë, rroba ). Ata nuk më shohin mua dhe mund të vijnë të marrin atë që u duhet. Dhe funksionon”-tregon Elmaz. Ai vet dikur emigroi në Australi, derisa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.
Historia e Azem Elmaz
Unë linda në Maqedoni në vitin 1960. U rrita në një qytet të vogël të quajtur Prespa. Qyteti i Prespës ishte multikulturor, me njerëz nga Shqipëria, Turqia dhe maqedonasit. Përkundër kulturave dhe gjuhëve të ndryshme brenda qytetit, të gjithë ne arrinim të kuptoheshim dhe të bashkoheshim me njëri-tjetrin. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare kam lëvizur në Danimarkë ku jetova për katër vjet. U ktheva në Maqedoni për një pushim dhe vizitova nënën time. Ajo më tha "Shko në Australia për të parë vëllain tënd". Unë u përgjigja: "Por mama, Australia është kaq larg, është si të shkosh në fund të botës!" Nëna ime protestoi. "Jo! Jo! Ti do shkosh atje". E dëgjova dhe erdha në Australi. Arrita këtu më 15 gusht të viti 1983. Fillova punën si pastrues në Degën e Regjistrimit të Makinave në Carlton. Ndërsa punoja studiova edhe anglisht në Universitetin 'Latrobe' me kohë të pjesshme, për dy vjet. Familja ime më njohu me një vajzë, tre muaj më vonë u martuam. Ndihem shumë mirë që e takova me të. Ne kemi katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza. Pas martesës kam ndërruar punë dhe kam punuar për një kompani të pastrimi për dy vjet. Unë hapa biznesin tim të pastrimit në vitin 1986. Pas 3 vitesh vizitova vendin tim, së bashku me familjen dhe kur u ktheva hapa biznesin tim, një restorant ushqimor Take-away, me emrin “Shish Kebab i Lutfjes”. Unë jam shumë i përfshirë në punën e komunitetit në Luginën e Goulburnit. Përpiqem të thyej barrierat, duke ndihmuar që njerëzit e sapoardhur, të integrohen me popullatën vendase sa më të qetë. Unë ndihmoj me përkthim në institucione të cilat përfshijnë policinë, gjykatën dhe çështjet mjekësore. Mbledh shumë para nëpërmjet biznesit tim. Unë kam një kuti dhurimi në dyqanin tim dhe klientët mund të dhurojnë, si dhe mbledh donacione nga bashkësia myslimane pas lutjeve në Xhaminë Shepparton. Në vitin 2003 donacionet arritën në 7 885 $ për Spitalin Royal Childrens. Në të njëjtën mënyrë kam mbledhur fonde për çështje ndërkombëtare duke ndihmuar vende si Etiopia, Somalia, Sudani, Bosnja, Kosova, Bangladeshi, Afganistani, Kenia, Eritrea dhe Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768