Shumë vende në botë edhe pse mund të jenë shumë të zhvilluara punonjësit i shohin si ''skllevër''. Shefat e tyre i detyrojnë të punojnë për orë të tëra jashtë orarit. Një kërkim botëror i ndërmarrë nga ekspertë të kompanisë së sigurimit Maxis GBN ka renditur shtetet ku punonjësit shfrytëzohen më shumë. Punonjësit e Emirateve të Bashkuara Arabe qëndrojnë në 1 muaj qëndrojnë në punë 24 orë më shumë. Më pas në vend të dytë janë punëtorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hong-Kongut me 23.2 orë punë eksta në muaj. Më tej renditen francezët që punojnë jashtë orarit 22.4 orë në muaj. Orët e zgjatura të punës ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe rreth 55% e punonjësve raportuan se janë prekur nga ankthi apo depresioni. Këto dy sëmundje mendore në drejtim të uljes së produktiviteti i kushtojnë ekonomisë botërore një humbje prej 1 trilion dollar.
Po edhe pse në këtë rankim nuk është përshirë Shqipëria është e sigurt që në shumë sektorë punonjësit shfrytëzohen dhe mbahen jashtë orarit. E në shumë raste as që paguhen për orët shtetës. Meqë vendi ynë është në krizë për vende të reja pune shumica e punëtorëve nuk bëjnë zë dhe punojnë si ''skllevër''.