Spiunët jo gjithnjë janë vigjilentë ka shtete që i zbulojnë lehtësisht. Ky është rasti i Iranit, ku forcat e sigurisë kanë identifikuar dhe arrestuar "dhjetëra spiunë" që punojnë në agjencitë qeveritare. Këtë lajm e bëri publik, Ministri i Inteligjencës, Mahmoud Alavi.
"Njësia anti-spiunazh e ministrisë së zbulimit ka identifikuar dhe arrestuar me sukses dhjetëra spiunë në organe të ndryshme qeveritare", tha Alavi për mediat vëndase. Ministri nuk dha më tepër detaje rreth arrestimeve apo identiteteve të spiunëve të dyshuar, po shtoi se ministria ka qenë në vëzhgim për shtetas të dyfishtë.
Shpallja e Alavi vjen pasi SHBA ka vendosur sanksiont mbi Teheranin pas tërheqjes së njëanshme të Presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e JCPOA 2015. Më shumë sanksione janë planifikuar të hyjnë në fuqi në nëntor, dhe SHBA ka kërcënuar të ndëshkojë këdo në botë që bën biznes me Teheranin.