Që një kafshë shtëpiake të bëhet e famshme në rrjetet sociale, duhet që të ketë një karakteristikë të veçantë që të dallohet nga të tjerat. Smothie, macja me rreth 135 mijë ndjekës në instagram, dhe me gëzof të madh, u bë e famshme vetëm sepse është shumë fotozhenike dhe ngjan me personazhin e njohur vizatimor “Maçoku me çizme”.
Për Smoothie-n, macen me gëzof të madh nga Holanda, nuk ka qënë aq e vështirë për të fituar 135 mijë ndjekës në Instagram, të cilët përveç gëzofit kaf dhe të bardhë, pëlqejnë edhe sytë jeshilë të shndërritshëm që i kanë bërë për vetë të gjithë ndjekësit.
Llogaria e maces më fotozhenike në botë është krijuar nga pronari i saj, Arvid van Boekel.