Dy vjet pritje për stadiumin e ri duket se ja ka vlejtur për skuadrën e Tottenham . “Tottenham Hotspurs Stadium” është impianti më i ri i futbollit në Londër, me 62 00 vende për tifozët.
Ekipi i “Gjelave” e përuroi stadiumin në mënyrën më të mirë të mundshme me një fitore 2-0 ndaj Crystal Palace. Gjithçka është konceptuar për kulturën angleze, me tribunat në afërsi me fushën dhe teknologjive të veçanta si mundësinë e mbushjes së 10 mijë gotave me birrë për minutë.
Stadiumi do përdoret edhe për evente të tjera si sfida të futbollit amerikan dhe ndeshje boksi. Shifrat e ndërtimit kapërcyen një milard eurot dhe pritet që investimi të rikthehet në një kohë të shkurtër.