“Mendoja se po talleshin me mua”. Ky ka qenë reagimi i Labinot Kabashit kur i kanë thënë se është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Ukrainës. 16-vjeçari i cili luan për grupmoshat e Barcelonës që kur ishte 10 vjeç tashmë është gati të ndihmojë vendlindjen e tij në rrugën e kualifikimit në Botërorin 2018.
Kabashi ka lindur në Skënderaj të Kosovës, në 28 shkurt 2000. Kur ishte vetëm 2 vjeç, familja e tij u largua nga Kosova për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga serbët. Për shkak të pasaportës së tij, rruga në skuadrat zinxhir të Barcelonës nuk ishte e lehtë, kjo pasi Spanja është një nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe për këtë arsye, shumë klube nuk pranonin ta federonin.
Por, në vitin 2010 vërehet nga Albert Benaiges, drejtori sportiv historik i grupmoshave të klubit “blaugrana”, që i hapi portat e Masias. Që nga ajo kohë, Kabashi është rritur dhe ka nga ata persona që guxojnë ta krahasojnë edhe me të madhin Andres Iniesta. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaku, i cili po kërkon talente për të pasuruar kombëtaren e re.