INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me të huajt, që kërkojnë strehim në Shqipëri. Mes tyre dhe Sirianë...[VIDEO]

Publikuar më: 14:16 24-01-2018

Mund të duket pak paradoksale që shqiptarët lënë Shqipërinë, kur një pjesë e shtetasve të huaj vijnë dhe kërkojnë të jetojnë këtu. Të dhënat e fundit flasin për një rritje me 126% të të huajve, që kanë kërkuar azil. Sipas Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Brendshme vetëm në 1 vit 240 persona e kanë përfituar dokumetin e qëndrimit apo siç njihet ndryshe azilin.

Pjesa më e madhe e tyre janë me origjinë nga Siria, rreth 130, 60 me origjinë nga Afganistani dhe pjesa tjetër nga Iraku. Po tendenca e këtyre të fundit për të jetuar në vendi tonë rezulton në rritje.
Gjithësesi shtetetasit nga vendet e Europës, janë më të shumtë në numër. Ata zënë 66.5% të të huajve dhe numërohen mbi 8.300 persona. Ndërsa pjesa tjetër janë shtetas nga kontinenti Aziatik e më tej nga Afrika dhe Amerika.
Referuar arsyeve të dhëna nga të huajt, ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% e të totalit, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar më pas nga ata për qëllime humanitare për studime me 5.2% dhe të fundit ata që jetojnë në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342