INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me trendin më të ri të fotove në Instagram [FOTO]

Njihuni me trendin më të ri të fotove në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 11:51 11-05-2017

Ndoshta më të pashëndetshmet dhe më të frikshmet nga të gjitha!

Trendi më i ri duket se shkon paralelisht me anoreksinë, dhe janë fotot që vënë në fokus kafazin e brinjëve. Të jesh e shdëntshme mesa duket nuk është më e modës, të paktën në Instagram. Kemi parë lloj lloj fotosh përgjatë 2-3 viteve të fundit në të cilat Instagram është shndërruar në atë që ndoshta është rrjeti më i përdorur social. Natyrisht që mbretëresha e fotove ngelen ato me sa më pak rroba ku ekspozojnë hiret e bukurosheve të rrjeteve sociale, ose personazheve të famshëm që e përdorin Instagramin për marketingun e tyre personal. Por trendi i ri që po merr gjithmonë e më shumë hov është ai ku brinjët, pra kockat, janë sa më të dukshme.

Nuk e dimë se si një pamje e tillë mund të konsiderohet estetikisht tërheqëse që të grumbullojë një numër të madh personash si “pëlqyes” të saj. Pa përmendur që trumpeton të pashëndetshmen si diçka të bukur, aq sa kompani të ndryshme të modës i kanë dëbuar shfaqjet e modeleve të tilla nëpër pasarela, edhe pse jo plotësisht. E megjithatë këto trende  të çuditshme vazhdojnë të ekzistojnë dhe të bëjnë njerëz për vete...

rib1.jpg

rib2.jpg

rib3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416