INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Ulefone Armor 3T, i reziston edhe peshës 1 ton të një makine [VIDEO]

Njihuni me Ulefone Armor 3T, i reziston edhe peshës 1 ton të një makine [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 05-10-2018

Ulefone Armor 3T është telefoni i parë me "walkie talkie" të integruar dhe i ka mbijetuar një numër testesh të qëndrueshmërisë.

Për të verifikuar më tej qëndrueshmërinë e tij,është publikuar një video e re me një "test të kalimit të makinave" ekstreme: a do të rezistojë smartphone kur një makinë kalon mbi ekranin e saj?

Gjatë testit, smartphone përballet me situata të ndryshme: një ditë me shi dhe shoferi kalon me rrota të një automjeti që peshon më shumë se 1 ton sipër pajisjes. Ulefone Armor 3T është në gjendje t'i rezistojë disa herë kalimit, duke ruajtur funksionimin dhe të gjitha tiparet e disponueshme.

Kjo është e mundur në sajë të mbrojtjes që rrjedh nga certifikimi MIL-STD-810G dhe gjithashtu në sajë të certifikimit IP68 / IP69K për rezistencë ndaj lëngjeve dhe lagështisë.

Armor 3T është ende një smartphone për profesionistët ose për njerëzit që i duan sportet ekstreme dhe aventura, dhe funksioni "walkie talkie" është sigurisht një shtesë e shkëlqyer në disa rrethana. Për të përmendur është fakti se funksioni mbështetet nga hardëeri, dhe jo nga softëeri, dhe funksionon edhe në mungesë të sinjalit të rrjetit, ashtu si një "walkie talkie " i vërtetë.

Në një nivel teknik ne gjejmë një procesorë Octa-core me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshëm, ndërsa për pjesën fotografike ka një sensor 21 MP Sony në pjesën e pasme, dhe një sensor 8 MP për selfie dhe video thirrje.

Ulefone Armor 3T mbështet zhbllokimin nëpërmjet njohjes së gishtërinjve dhe fytyrës, është në përputhje me rrjetet globale të LTE-së, ka një modul NFC dhe ju lejon të bëni pagesa me anë të Google Pay.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275