INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me ushqimet që luftojnë plakjen e trurit

Njihuni me ushqimet që luftojnë plakjen e trurit

Publikuar më: 14:30 16-08-2016

Ndodh shpesh të konsumojmë ushqime jo të shëndetshme për organizmin dhe trurin në veçanti. Ndaj më poshtë do të gjeni disa ushqime që luftojnë kundër plakjes së trurit.

Peshku

Peshku është një burim proteinash, që lidhet me një fuqizim të shkëlqyer të trurit.

Poashtu është i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë çelësi i shëndetit të trurit.

Këto yndyra të shëndetshme kanë fuqi të jashtëzakonshme për trurin.

Ushqimi i pasur me këto acide ndikon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga skizofrenia, por edhe te rënia mendore më e ngadaltë.

Boronicat

Boronicat dhe frutat e tjera të kuqe kanë antioksidantë, që janë thelbësorë për mbrojtjen e trurit

Frutat e thata

Frutat e thata i japin organizmit sasi të konsiderueshme të vitaminës E, që mbron arteriet.

Perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra si spinaqi ose brokoli që kanë veti të mira e të rëndësishme në këtë aspekt: veprojnë kundër humbjes së parakohshme të funksioneve të kujtesës.

Çaji

Nëse ju nuk e konsumoni kafenë, çaji i gjelbër do të ishte një alternativë e shkëlqyer. Nëse kafeja mbron trurin nga depresioni, rrit vëmendjen dhe kujtesën, antioksidantët që gjenden në çaj përmirësojnë e lehtësojnë qarkullimin e gjakut në tru.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit do t’ju ndihmojë për ta ruajtur të shëndetshëm trurin tuaj dhe të funksionojë normalisht deri kur të plakeni. Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se yndyrat e ngopura te vaji i ullirit, mund të përmirësojnë aftësitë e përgjithshme njohëse dhe të forcojnë memorien.

Fasulet

Fasulet janë një burim i mirë energjie për trurin, së bashku me proteinat, fibrat dhe mineralet që përmbajnë, të cilat ndihmojnë në funksionimin normal të organizmit.

Uji

Dehidratimi është një ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve gjatë periudhave të nxehta të vitit, pasi ai mund të rëndojë trurin. Në fakt, kur ju nuk pini ujë mjaftueshëm, truri juaj zvogëlohet. Kjo do të thotë se truri ndihet i lodhur dhe punon më pak se sa kur është i hidratuar. Pini sa më shumë ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0064430236816406