Janë përfolur shumë në media këta artistë dhe për popullaritetin që ata kanë arritur në vite karrierë apo edhe në pak kohë.
Por ata që nuk janë në qendër të vëmendjes mediatike jane dhe vëllezërit e këngëtarëve të estradës tonë. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasnin foli dhe për këta vëllezër të cilët janë të talentuar por nuk kanë qenë shumë pjesë e medias.
Liberian Selimi
Liberian Selimi është vëllai i vogël i reperit të njohur, Getoar Selimi. Ata kanë një diferencë prej 5 vitesh, megjithatë bie në sy një ngjashmëri jo vetëm fizike, por edhe në pasionin që kanë për muzikën. Ai eshte pjese e labelit "Babastars" dhe kujdeset për muzikën e shumë këngëtarëve, ku një nga to është dhe kënga "Dashni" e kenduar nga Majk.
Art Abazi
Art Abazi cilësohet si një djalë seksi, i cili ende nuk gëzon popullaritetin e vëllait të tij Dren Abazi, edhe pse ndan të njëjtin pasion për muzikën dhe këngën. Ai gjithashtu shoqëron dhe vëllain e tij kur kendon me kitare në festa familjare.
Driton Gaxha
Këngëtari Adrian Gaxha, e ka një vëlla më të madh, që gjithashtu merret profesionalisht me muzikë. Ai quhet Driton Gaxha dhe është violinist. Vëllezërit Gaxha në aspektin fizik ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.
Arbër Gjikolli
Arbër Gjikolli për publikun njihet ndryshe si Big Bang, i cili është një nga producentët më të suksesshem në Kosove , ku një ndër krijimet e tij është hiti “Bon Bon” , por gjithashtu Arbri njihet dhe shumë si vllai i Gjikos. Të dy kanë ngjashmëri të madhe mes njëri-tjetrit.
Patris Berisha
Tanimë Patris Berisha nuk njihet më vetëm si vëllai i Robert Berishës por edhe si partneri i këngëtares Tuna Sejdiu. Ai merret me muzikë dhe është timpanist në Filharmoninë e Kosovës. Vëllezërit jo vetëm se kanë ngjashmeri por kanë dhe një tjetër të përbashkët , partnerët e tyre super seksi Nora Istrefin & Tuna Sejdiun.