INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me vendet më të rrezikshme në botë, të cilat nuk duhet t’i vizitoni [FOTO]

Njihuni me vendet më të rrezikshme në botë, të cilat nuk duhet t’i vizitoni [FOTO]

Publikuar më: 16:10 10-07-2018

Bota është një hapësirë e bukur e cila çdoherë e më shumë na surprizon me mrekullitë që na ofron.

Planeti Tokë është shtëpi e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme etj.

Por, pavarësisht se sa i bukur është, asnjëherë nuk duhet të harrojmë se sa e rrezikshme mund të jetë natyra.

Ndaj po ju njohim me disa nga vendet më të rrezikshme në botë të cilat nuk duhet t’i vizitoni.

Lugina e Vdekjes, SHBA

Nëse Toka do të ishte shtëpi, Lugina e Vdekjes do të ishten oxhaku i saj. Kjo shkretëtirë e mban rekordin për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt.

Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

lugina_e_vdekjes.jpg

Shkretëtira Danakil, Ertirea

Temperatura si të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta active… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, ku shumë njerëz e quajnë edhe si “Ferri në Tokë”.

shkretetira_danakil.jpg

Vullkani Sinabung, Indonezi

Ky është vullkan aktiv i vendosur në ishullin indonezian, Sumatra. Shpërthimet e vullkanit ndodhin shpesh dhe mijëra njerëz mbesin pa strehë. Qytetet dhe fshatrat në afërsi janë mbuluar me llavë dhe hi disa herë.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur me 27 shkurt të vitit 2016.

vullkani_indonezi.jpg

Iha da Quiemada Grande (Ishulli i Gjarpërinjve), Brazil

I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull njihet si një ndër vendet më të rrezikshme në planet. Arsyeja është shumë e thjeshtë pasi është i mbushur me një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se gjenden rreth 5 gjarpërinj për metër katror ndaj qeveria braziliane i ndalon vizitat në këtë ishull.

ishulli_i_gjarperinjve_brazil.jpg

Parku Madidi, Bolivi

Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të nxjerrë fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm.

Pse? Sepse është shtëpi e faunës më agresive dhe helmuese në botë. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktojë puçrra, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet me parazitët tropikal.

parku_bolivi.jpg

Bikini Atoll, ishujt Marshall

I humbur diku në oqean, ky ishull duket si parajsë, apo jo? Mirëpo, Bikini Atoll ka qenë shtëpi e një numri të madh të testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e këtij ishulli janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktojë kancerin.

marshall.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984