Rreth 100 krokodilë të lumit Nil jetojnë të qetë pranë fshatarëve vendas në Bazoule, vend afrikan i Burkina Fasos. Chinanews publikon foto ku banorët qëndrojnë me krokodilët të pashqetësuar.
Duke u bazuar në një legjendë vendase, thuhet se marrëdhënia befasuese me grabitqarët daton që të paktën në shekullin e 15-të. Fshati ishte në kthetrat e një thatësie të frikshme dhe ishin pikërisht krokodilët ata që i çuan gratë në një pellg të fshehtë, kështu popullsia mundi të zhduk etjen dhe ti mbijetonte thatësirës.