INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me vogëlushen 6-vjeçare që vuan nga një fobi e rrallë

Njihuni me vogëlushen 6-vjeçare që vuan nga një fobi e rrallë

Publikuar më: 15:47 03-12-2017

Poppy Campbell duket të jetë si çdo vajzë e moshatare gjashtëvjeçare ndërsa bisedon për fat të mirë me nënën e saj. Por vetëm disa muaj më parë vogëlushja mezi shqiptonte një fjalë pasi ajo ishte e tmerruar nga zëri i saj. Më herët ajo nuk fliste më asnjë person përfshirë këtu edhe prindërit e saj. Tabloidi "Mirror" i ka kushtuar një artikull historisë së jashtëzakonshme të vogëlushes Poppy. Ajo është diagnostikuar me një formë të mutizmit dhe e mori asaj pothuajse katër vjet kohë para se ajo të merrte guximin për të thënë 'mami, të dua', para se mos fliste sërish për një vit tjetër. Kur ajo filloi shkollën vitin e kaluar, ajo nuk nxirrte zë fare. Mënyra e vetme e komunikimit të Poppy ishte përmes lëvizjeve të syve dhe shprehjeve të fytyrës. Por vetëm disa muaj pas fillimit të një programi të terapisë që pritet të zgjasë shtatë vjet, nxënësja ka gjetur më në fund zërin e saj.

me_nenen_e_saj.jpg

Ajo tashmë është zgjedhur përfaqësuese e klasës në këshillin e nxënësve të shkollës, pasi u paraqit para 28 shokëve të klasës për të thënë pse ata duhet ta zgjedhin atë. Ajo është krenaria e mama Sarah Campbell, me profesion parukiere. "Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si ndihem. Vajza e vogël që filloi shkollën pa zë tani është zëri i të gjithë klasës së saj. Ajo është vetëm e mahnitshme. Unë nuk mund ta shpreh atë që ajo ka kaluar për të arritur në stadin ku është tani. Ajo nuk fliste fare. Edhe qarja e saj ishte e heshtur. Tani ju mund të uleni dhe të bisedoni me të gjatë gjithë ditës, dhe ajo do t'ju flasë"-rrëfen e nëna e vogëlushes 6-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596