FBI ka shpërndarë disa identitete të grave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën se dikush mund t’u japë atyre një emër.
Kjo gjë u bë për shkak se ato janë vrarë nga vrasësi serial Samuel Little, i cili pranoi se për 35 vite kishte vrarë 93 persona, më pas fytyrat e tyre i pikturonte.
Little, një ish-boksier profesionist, i godiste viktimat e tij dhe pastaj i mbyste ato. Ai vrau kryesisht gra të margjinalizuara dhe të prekshme, shpesh të përfshira në prostitucion dhe të varura nga droga.
Little ka pranuar se i vriste për kënaqësi seksuale.
“Ai pëlqen të kujtojë vrasjet dhe të tregojë se si i ka mbytur viktimat e tij: ai është një përbindësh”, shprehet një nga detektivët e ngjarjes.
Nga më shumë se 90 gra që ai pretendon se kanë vrarë, FBI deri tani ka identifikuar vetëm 36.