Fundjavë Ndryshe ka lindur në vitin 2015 nga energjia krijuese e një stafi ambicioz. Kjo nismë bamirëse tashmë do të jetë në çdo fundjavë të vitit. Pas rezultateve dhe arritjeve në muajt e mëparshëm, stafi organizativ vendosi vazhdimin e kësaj tradite.
Gjatë kësaj periudhe nuk kemi bërë asgjë tjetër, përveçse iu kemi shtuar fëmijëve buzëqeshje me aktivitetet tona, me një shumëllojshmëri të ngjarjeve, duke filluar nga shpërndarja e ushqimit, dhurata, për personazhet që na shoqërojnë.
PROGRAMI HUMANITAR
Krijimi, zbatimi dhe mbështetja e programeve të aktiviteteve humanitare, kujdesi, shërbim falas për të gjitha moshat në Shqipëri me qëllim të mirëqenies, dinjitetit dhe cilësinë e sigurimit të jetës
Vullnetarizmi
Kontribuojnë për të promovuar solidaritet dhe vullnetarizëm, duke krijuar mundësinë e arsimimit të vullnetarëve në çdo degë.
NDIHMA
Promovimi, mbështetja dhe kryerja e masave për vendosjen e një sistemi efektiv të ndihmës psikologjike ndaj njerëzve të traumatizuar, si dhe të ndihmës emergjente në fatkeqësi natyrore.
Arbër Hajdari - Themelues, Drejtor ekzekutiv
Anëtarët e Bordit
Shkëlzen Doli
Ermal Mamaqi
Saimir Kodra
Saimir Kristo
Floriana Garo
Agim Baçi