Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një sqarim për të gjithë ata që kanë pasaportën në prag skadimi dhe duhet të udhëtojnë për në SHBA.
Sipas ambasadës një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.
'Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re', citohet në njoftimin e ambasadës.