“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”-ka njoftuar Ambasada Amerikane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës.
Ndërkohë, aplikimet do të vazhdojnë deri në datën 31 mars.
“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.