Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në njoftimin e saj, OSHEE shprehet se “për shkak të remontit në nënstacionin Tirana 1, në 1 Nëntor do të ketë kufizime energjie elektrike në disa zona. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00”.
Sipas OSHEE-së, pa energji do të jenë rruga “Jordan Misja”, ish-uzina “Dinamo”, rruga “Siri Kodra” pjesërisht, Paskuqan, rruga “Don Bosko” pjesërisht, Bathore pjesërisht, rruga “Vangjel Noti” Laprakë, Kodër Kamëz, Babrru pjesërisht.