Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona. Sipas njoftimit, të OSHEE energjia elektrike do të ndërpritet për shkak të disa punimeve të planifikuara në NST Tec Kombinat, nga ora 10:00-13:00
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë. Për shkak të punimeve që do të kryhen nesër 19 korrik, në nst Tec Kombinat, për eliminimin e defektit në Celësin 6 kV të këtij nstacioni, do të stakohet energjia e fiderit 18 nst Tec Kombinat.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-13:00.
Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit