INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim i rëndësishëm për ata që janë në proces legalizimi dhe nuk kanë kontratë uji

Njoftim i rëndësishëm për ata që janë në proces legalizimi dhe nuk kanë kontratë uji

Publikuar më: 18:53 22-01-2018

Që prej ditës së nesërme, 23 janar, të gjithë qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në. Ky është njoftimi i rëndësishëm nga Drejtoria e Përgjithshme për të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës.

Ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve, thuhet më tej në njoftim.

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit, bën me dije ALUIZNI.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658