Autoritet greke në pikën kufitare të Kapshticës nuk lejojnë kalimin e autobusëve dhe mjeteve me tonazh të rëndë. Kjo masë ka ardhur për shkak se aksi rrugorë është bllokuar si pasojë e motit të keq me borë.
Ndërsa mjetet e vogla lejohet të kalojnë vetëm të pajisura me zinxhirë.
Policia kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.